TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një grua shtatzënë ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, si pasojë e infektimit me COVID-19.
Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Express doktoresha e mjekimit intensiv, Agreta Gecaj-Gashi, e cila ka deklaruar se e reja ka humbur jetën të hënën.
Ajo ka deklaruar se viktima nuk ka qenë e vaksinuar.
Gjithashtu, ajo thotë se edhe katër gra shtatzëna që po trajtohen në mjekimin intensiv janë në gjendje të rëndë shëndetësore si pasojë e infektimit me COVID-19.