TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Spanja, teksa foli në konferencën për shtyp të policisë spanjolle për operacionin me 107 të arrestuar për trafik droge, drejtori i Policisë Shqiptare Ardi Veliu deklaroi se do të identifikohet pasuria e të gjithë anëtarët shqiptarë të bandës.
Veliu deklaroi se me goditjen në pjesën ekonomike, mund të arrihet në paralizimin e këtij grup kriminal.
Ja çfarë tha Veliu:
“Siç e përmendet kolegët parafolës për gati 1 vit pune të gjatë investiguese dhe hetimore është finalizuar ky operacion i madh ndërkombëtar. Policia shqiptare ka ndihmuar dhe kontribuar për shqiptarët e përfshirë dhe të identifikuar.
Duke u mundësuar kolegëve spanjollë thellimin e hetimeve. Kjo vërtetoi edhe njëherë që policia shqiptare është e pjekur jo vetëm profesionalisht por edhe një partner i besueshëm për agjencitë e zbatimit të ligjit.
Duke bërë të mundur goditjen e krimit të organizuar atje ku ka të përfshirë shtetas shqiptarë. Nuk do mjaftohemi me ndalimin e operacionit në këtë stad.
Por do të vazhdojmë në vendin tonë duke identifikuar pronat që kanë ardhur si rezultat i këtij aktiviteti kriminal për të gjithë shtetasit e përfshirë. Me goditjen në pjesën ekonomike mund ta paralizojmë këtë grup.
Pavarësisht se ky është operacioni i parë i përbashkët me kolegët spanjollë besoj se do vazhdojmë edhe në të ardhmen me operacione të përbashkëta”.