TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg tre të arrestuarit, të cilët dyshohen se do të kryenin një vrasje.
Aldi Mustafa, 35 vjeç, Uran Zyka, 40 vjeç si dhe Tahir Gjinika, 33 vjeç janë paraqitur sot në sallën e gjyqit për t’u njohur me masën e sigurisë.
Këta të fundit u arrestuan gjatë një operacioni të policisë dy ditë më parë. Në momentin kur janë ndaluar nga policia ata kanë qenë duke udhëtuar me një automjet tip “BMW” që drejtohej nga Mustafa.
Ata kanë tentuar të largohen duke goditur makinën e policisë por janë bllokuar nga shërbimet e tjera të uniformave blu.
Në makinë u gjetën tre pistoleta me fishekë në fole, një mitraloz me fishekë në fole dhe gati për qitje, municion luftarak, dy laptopë, nëntë telefona celularë dhe 1600 euro, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin.