TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kancelarja Angela Merkel viziton Shqipërinë më 14 shtator. Ajo ka zgjedhur pikërisht vendin tonë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të ‘Procesit të Berlinit’.
Mësohet se ky takim në Tiranë është edhe një tentativë e fundit që Merkel t’i japë një shtytje partisë së saj, Unionit Kristian-Demokratik (CDU), në zgjedhjet që pritet të mbahen më 26 shtator.
Mes të tjerash bëhet e ditur se kancelarja në këtë vizitë në Shqipëri do të takojë të gjithë liderët e shteteve ballkanike, ku do të mungojë presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, pasi bëhet fjalë vetëm për drejtues qeverie.
Kjo do të jetë hera e dytë që Merkel që viziton vendin tonë.