AKTUALITET, 1 Shtator 2021, 14:06

Në Teksas hyn në fuqi ligji që ndalon abortin pas gjashtë javësh shtatëzëni. Organizatat e grave protestojnë

Në Teksas hyn në fuqi ligji që ndalon abortin pas gjashtë

SHBA/  Në shtetin e Teksas , ka hyrë në fuqi ligji që efektivisht ndalon abortin, pas vetëm gjashtë javësh shtatëzëni.

Ky ligj e ndalon abortin, në momentin kur fetusi "ka rrahje të zemrës", gjë të cilën autoritetet mjekësore e konsiderojnë si abuzive dhe jo të saktë.

Ky është një nga ligjet më të ashpra në vend dhe hyri në fuqi, pasi Gjykata Supreme në SHBA nuk i'u përgjigj një apeli emergjent nga ofruesit e procedurës së abortit.

Ligji është kundështuar nga doktorë dhe aktivistë të të drejtave të grave.

Pas miratimit të tij, çdo person ka të drejtë të padisë një mjek, nëse kryen një abort pas gjashtë javësh shtatëzëni.

Gjykata Kushtetuese ka ende fuqinë për ta hedhur poshtë ligjin në të ardhmen.

Organizata që mbron të drejtat e shëndetit të grave, "Planned Parenthood", e dënoi hyrjen në fuqi të ligjit.

"Pavarësisht gjithçkaje, ne nuk do të dorëzihemi dhe po vijojmë të luftojmë. Të gjithë meritojnë akses për të abortuar", thuhet në njoftimin e tyre në Twitter. /TPZ.al/