TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mbretëria e Bashkuar, është në bisedime me talebanët, për të vijuar evakuimet e një grupi britanikësh dhe afganësh të cilët kanë mbetur në Afganistan.
Siç raporton BBC, në Afganistan ka rreth 150-250 persona dhe familjarë të tyre, të cilët kanë të drejtën e shpërnguljes.
Një zëdhënës i Downing Street tha se përfaqësuesi britanik është takuar me talebanët në lidhje me këtë çështje.
"Përfaqësuesi special i kryeministrit për tranzicionin në Afganistan, Sir Simon Gass, ka udhëtuar drejt Dohas, për t'u takuar me përfaqësues të lartë të Talebanëve, për të nënvizuar rëndësinë e kalimit të sigurt të qytetarëve britanikë dhe të afganëve që kanë punuar me ne për 20 vite", tha zëdhënësi.
Kujtojmë se britanikët janë zotuar se do të marrin rreth 20 mijë refugjatë afganë përgjatë viteve, në një skemë që do t'ju ofrojë atyre qëndrim të sigurt dhe mundësi për të qëndruar në mënyrë të përhershme në MB.
Afganistani është tashmë plotësisht në duart e Talebanëve. Amerikanët u larguan në 31 gusht dhe po kështu edhe forcat aleate që luftuan për 20 vite.
Presidenti Biden deklaroi se "ky është fundi i epokës kur Amerika bën luftë për të ribërë vende!". / TPZ.al/