AKTUALITET, 28 Dhjetor 2018, 21:48

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë në 2019

Ronaldo i ‘zhytur’ në pasuri, ja sa pritet të fitojë

Lojtari dhe fantazisti i Kombëtares së Portugalisë, Kristiano Ronaldo me shumë gjasa do ta nisë vitin e ri me shumë ndryshime. Portugezi tashmë njihet prej të gjithëve edhe në aspektin e financave, pasi rezulton si një nga sportistët më të paguar në botë.

Pavarësisht moshës e cila për momentin nuk është pengesë për Ronaldon, fillimi i vitit do të sjellë përmirësime në aspektin financiar nga paga dhe kontratat me reklamat.

Sipas përllogaritjeve, lojtari i Juventuit do të përfitojë 110 milionë euro brenda 2019. Ai ka një marrëdhënie të leverdisshme me kompanitë më të mëdha në botë dhe paraja tashmë duke se e ka zgjedhur njërin e duhur dhe ai është Kriestiano Ronaldo.