TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E pista dhe e braktisura, me karrike plastike, salla të zbehta, dhe korridoret e mbushur me drogë: këto jane pamjet e strehes se El Chapo ku ai kaloi jeten teksa ishte ne arrati nga policia. Nje jete e zymte dhe me frike.
Daily Mail, poston foto nga shtepia e tij, duke iu referuar pamjeve te publikuara për herë të parë në NBC, per aksionin e policisë meksikane dhe asaj amerikane për të kapur Joaquin Guzman në shkurt të vitit 2014, në Culiacan.
Ish-agjenti i DEA, Andrew ‘Drew’ Hogan, partneri i tij ‘Brady’ dhe një ekip i përbashkët amerikan-meksikan, ishin gati të kapnin El Chapo brenda fortesës së tij të Culiacan në shkurt të vitit 2014 – por zbuluan se ai tashmë kishte ikur nëpër një tunel.
Hogan e filmoi veprimin në telefonin e tij celular dhe e përshkroi misionin ne një episod te serisë ne NBC qe do te shfaqet neser.
Atëherë, El Chapo arriti të shpëtonte nëpërmjet një tuneli dhe policia ngeli vetëm me pamjet e bananeve jeshile të rreme, që përdoreshin për të kontrabanduar kokainë.
Fotot nga vendi i fshehtë tregojnë sendet e çuditshme që zotëronte bosi meksikan. Në njërën prej tyre, hetuesit gjetën një thes të zi me qindra banane jeshile, që brenda kishin kokainë. Ata gjetën edhe shumë armë, që nga automatikët e deri te një pistoletë me xhevahirë që kishte inicialet e El Chapo-s.
Njëri prej agjentëve të policisë që ishte pjesëmarrës në këtë aksion, thotë: “U habita shumë, pasi vura re që nuk i lejonte vetes gjëra luksoze. Ishte një banesë shumë e thjeshtë. Tavolina e karrige plastike dhe asgjë që mund të presësh nga një bos droge”.
