AKTUALITET, 29 Prill 2020, 13:52

Ministria e Mbrojtjes tregon si u infektuan tre ushtarakët shqiptarë që shërbenin me KFOR-in në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes tregon si u infektuan tre ushtarakët shqiptarë


Ministria e Mbrojtjes bën me dije se, tre efektivë të Forcave të Armatosura, pjesë e operacionit të KFOR (Kosovë) kanë dalë pozitiv ndaj COVID-19.

Tre efektivët janë infektuar gjatë kryerjes së detyrës në misionin e KFOR dhe janë pjesë e kontributit prej 29 efektivësh të FA në këtë operacion.

Sipas udhëzimit të NATO, gjatë operacioneve (misioneve), nëse personeli ushtarak, përfaqësues i një prej vendeve anëtare të Aleancës, del pozitiv me COVID-19 duhet riatdhesohet.

Nisur nga kjo direktivë e NATO, Ministria e Mbrojtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura morën masa për kthimin në atdhe dhe trajtimin e tre efektivë, sipas protokollit të vendosur nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes sociale.

Nga kontaktet e deritanishme, tre efektivët nuk kanë shfaqur shenja problematike për shëndetin e tyre.

Bëjmë me dije se pjesa tjetër e kontingjentit të FA misionin KFOR, deri më tani gëzon shëndet të plotë.