AKTUALITET, 29 Prill 2020, 12:06

“Kanë sy e veshë vetëm për koncesionet”/ Çlirim Gjata akuza qeverisë: Shqiptarët janë në varfëri, ju gënjeni paturpësisht

“Kanë sy e veshë vetëm për koncesionet”/


Sekretari për çështjet ligjore në Partinë Demokratike, Çlirim Gjata ka deklaruar së fundmi se qeveria e Edi Ramës ka sy e veshë vetëm për koncesionet dhe jo për hallet e shqiptarëve.

Gjata ka publikuar edhe një video në Facebook, ku Ilir Beqaj thotë se familja shqiptare mund t’ja dalë muajit me një pagë prej 260 mijë lekë dhe më tej Taulant Balla tregon se ka qëndruar disa ditë pa bukë në një grevë urie.

Për këto deklarata, Gjata shprehet se qeveria e Ramës gënjen dhe mashtron shqiptarët edhe në këtë kohë pandemie.

“Nuk kane sy per te pare varferine e shqiptareve, nuk kane vesh per te degjuar hallet e tyre. Nuk i njohin sakrificat e familjeve shqiptare per te mbijetuar, as e kane idene per vuajtjet e tyre. Kane sy, vesh dhe duar te gjata vetem per koncensionet. Per hater te tyre jane te gatshem te genjejne dhe mashtrojne pa turp.”, shkruan ai në Facebook.

Që prej rasteve të para të koronavirusit, opozita ka hedhur akuza vazhdimisht ndaj qeverisë.

Opozita ka denoncuar tenderat e qeverisë, duke nisur me atë të Rezervave të Shtetit, ku SPAK ka nisur një hetim për ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka. PD akuzon se është favorizuar një kompani nga Maqedonia e Veriut, që vetëm gjashtë ditë para tenderit shtoi si shërbim të saj edhe ushqimet.

Më tej PD ka hedhur akuza edhe për tenderat në Shëndetësi, për blerjen e maskave dhe veshjeve mbrojtëse. Pak ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi denoncoi se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka shpallur sekret tenderin për letrën higjienike për pacientët e shtruar në 2 spitalet COVID-19 në Tiranë