TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ndërkohë që 73 vjeçari Leonidha Rapushi është në masën e sigurisë arrest me burg, me akuzën e ngacmimit seksual të një vajze 9 vjeçare, nëna e saj ka treguar se si e ka zbuluar fqinjin që i ngacmonte të bijën.
Sipas nenës së 9-vjecares, në fillim nuk e kanë bërë publik rastin pasi kishin frikë nga konflikti që mund të linde mes familjeve duke qenë se ato janë fqinj.
Ajo ka treguar se i moshuari e ndiqte nga pas vajzën në shkollë dhe ajo vetë e ka pare teksa ai i bënte gjeste dhe veprime të turpshme, por mohon që ai ta ketë prekur të bijën.
“Vajza nuk na ka thënë gjë, në parkun afër shtëpisë unë e pashë një ditë nga pas dhe e thirra vajzën, pasi pashë që ai bënte gjeste të turpshme ndaj vajzës sime.
Në momentin që unë thërras vajzën ai trembet dhe largohet. Unë për arsye konflikti mes fqinjëve kam heshtur. Nuk e ka prekur vajzën fizikisht por thjesht ka bërë nga larg veprime të turpshme…”- ka thënë ajo.