TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për Ervin Kurtullën.
Ky i fundit është tregtari, që u arrestua bashkë me Eduart Strugën, ish drejtor i Burgut 313 në kryeqytet.
Përpos tyre, në prangat e policisë në atë kohë ra edhe Florin Ahmeti, ish shef logjistike në burgun 313 në Tiranë, nën dyshimin për korrupsion.
Dy zyrtarët u arrestuan pasi dyshohet se morën 550 lekë nga biznesmeni, në shkëmbim të marrjes së lejes së minimarketit, që ndodhet brenda Burgut 313.
Për të tre këta shtetas SPAK kishte depozituar në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së sigurisë.