TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar kërkesën e Aleksandër Muratajt për ndryshim të masës së sigurisë.
Murataj kishte apeluar për ndryshim të masës personale të tij të sigurisë.
Murataj është dënuar për grabitjen e blindave të transfertave monetare në Rrugën e Rinasit, në vitin 2017.
Aleksandër Murataj është vëllai i Admir Murataj që mbeti i vrarë pas grabitjes brenda aeroportit Nënë Tereza.
Aleksandër Murataj i dënuar 16 vjet për grabitje, mori leje për të shkuar në varrimin e babait.
Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve i ka dhënë leje Aleksandër Muratajt në vitin 2019, që të marrë pjesë në varrimin e babait, që ka humbur jetën gjatë atij viti.
Murataj ndodhej në burg, i dënuar 16 vjet heqje lirie, për grabitjen e bujshme të Rinasit, ku u vodhën 2 milionë euro.
Te “Burgjet” në atë kohë është dorëzuar një kërkesë nga familjarët, që të “lihet i lirë” Aleksandër Murataj, për të marrë pjesë në varrimin e të atit, në Tropojë.
Ai nuk ishte lejuar që të merrte pjesë në varrimin e Admirit, (vëllait të vrarë në grabitjen e Rinasit) dhe kjo u shoqërua me tension në burgun 313 ku ai ndodhet edhe tani.