AKTUALITET, 29 Prill 2020, 11:59

Rama tregon kur do të hapen baret dhe restorantet

Rama tregon kur do të hapen baret dhe restorantet


Kryeministri Edi Rama ka dhënë përgjigjet që po kërkojnë shumë shqiptarë lidhur me hapjen e bareve dhe restoranteve të prezantuar në një emision televiziv që tregon strategjinë që po ndjekin shumë vende për lehtësimin e masave.

Rama thotë se sjellja individuale mbetet garanti kryesor për dy fazat e para të lehtësimit të masave, ndërsa thekson rrezikun e hapjes së këtyre ambienteve publike, e cila mbetet për t’u shqyrtuar në fazën e tretë.

“Një shpjegim i thjeshtë për rrezikun e Fazës 2 dhe posaçërisht për psenë e rrezikut më të madh të restoranteve e të bareve, që ende nuk janë hapur askund! Sjellja individuale mbetet garanti numër 1 i fazës 2”, shkruan Rama.

Grafiku i referohet një studimi të bërë në Kinë se si një pjesëtar i vetëm i një familje, i infektuar me koronavirus infekton 2 familjet e tjera që po qëndronin në të njëjtin ambient për 53 minuta.

Një faktor për këtë përhapje të shpejtë të virusit në ambiente të mbyllura paraqitet pikërisht ajri i kondicionuar, por edhe qëndrimi me një person që është bartës i virusit për një kohë të gjatë.

“Kina ka nxjerrë një studim që po shqyrtonte tre familje. Një njeri i prekur me koronavirus në një restorant me tre familje.

53 minuta kontakt infektuan pjesëtarë nga familjet e tjera. Të jep një ide sa ngjitëse është Kishte një ventilator kondicioneri që frynte nga njëra anë e dhomës në tjetrën që mund të ketë kontribuar tek përhapja”, thuhet në shpjegimin e studimit.