AKTUALITET, 7 Janar 2019, 10:31

Studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë/ VIDEO

Studentët nisin marshimin drejt Kryeministrisë/ VIDEO

Kanë rinisur ditën e sotme sërish protestat e studentëve, të cilët kanë marshuar së bashku dhe janë mbledhur para kryeministrisë.

Protesta ka nisur sot rreth orës 09:30, ndërsa është bojkotuar sërish mësimi, teksa studentët shprehen se nuk janë të kënaqur me vendimin e Këshillit të Ministrave lidhur me plotësimin që iu bë 8 kërkesave të tyre të parashtruara në muajin dhjetor.

Sipas studentëve, drafti për universitetin nuk është i plotë dhe i saktë, ndaj edhe protestat do të vazhdojnë. Përmes një drafti të ri, studentët kanë listuar kundërshtitë që kanë për çdo vendimmarrje të qeverisë në lidhje me 8 kërkesat e tyre.

Sakaq, protestës i janë bashkuar studentë të disa fakulteteve, si ata të shkencave të natyrës, gjuhëve të huaja dhe ekonomikut, por edhe nga disa fakultete të tjera.