TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ishte sot i pranishëm në Shkodër nga ku prezantoi edhe prefektin e ri të qytetit.
Në vend të Pëllumb Danit do të vendoset Valdrin Pjetri, ndërsa Lleshaj u shpreh se do të ketë angazhim më të madh për t’i dhënë qytetarëve siguri maksimale.
“Qyteti i Shkodrës është sfiduar disa herë nga krimi. Siguria dhe rendi kane marrë goditje të forta nga krimi në Shkodër.
Kemi pasur goditje të forta e të rëndë në drejtim të sigurisë publikë të cilat janë produkt i një krimi të organizuar të pjekur për vite, i cili ka arritur të lëshojë rrënjë për fat të keq në qarkun e Shkodrës e veçanërisht në qytetin e Shkodrës.
Ne jemi këtu me angazhimin më të madh për të dhënë sigurinë maksimale qytetarëve. Ftoj qytetaret që të bashkëpunojnë me policinë për të goditur krimin e organizuar”, tha Lleshaj.