AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 11:35

Ministri Filipçe: Vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i koronavirusit

Ministri Filipçe: Vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i

Ministri i Shëndetësisë, së Ministrisë së Shëndetësisë Venko Filipçe këtë të enjte ka njoftuar se gjatë periudhës së ardhshme vijon vaksinim me ritme të përshpejtuara.

Ai tha vaksinat mbrojnë edhe nga lloji indian i koronavirusit, duke thënë në disa vende të tjera të vaksinuarit janë infektuar me llojin indian, por një përqindje e madhe e kanë kaluar lehtë dhe pa hospitalizime.

“Vlerësimet tona tregojnë se nuk ka ndonjë rrezik nga një valë e re në periudhën e ardhshme. Por, duhet të jemi të kujdesshëm.

Kishim raste ku persona të vaksinuar janë infektuar me virusin në disa vende. Megjithatë në 98% e kanë kaluar lehtë dhe pa nevojë për hospitalizime”, tha Filipçe.

Ndryshe, në Maqedoni janë aplikuar gjithsej 488.010 doza të vaksinave, ndërsa 206.163 qytetarë janë rivaksinuar.