TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Apelit të Posaçëm ka caktuar trupën gjykuese që do të marrë në dorë çështjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla.
Nertina Kosova do të jetë si kryesuese apo relatore, kurse Saida Dollani dhe Dhimitër Lala janë anëtarët e tjerë që do e gjykojnë.
Në shkallë të parë, Llalla u dënua me dy vite burg dhe disa pasuri të tija iu sekuestruan dhe i kaluan shtetit me akuzën e deklarimit dhe fshehjes së pasurisë.
Katër sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe një apartament në Durrës iu morën ish-kryeprokurorit. Po ashtu Llalla u dënua që për pesë vite mos të kryejë asnjë funksion publik.
Ai e ankimoi këtë vendim dhe tashmë pritet vendimi i Apelit.