AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 10:45

Manastirliu: Pas QSUT shtohet një tjetër laborator në Spitalin “Shefqet Ndroqi”

Manastirliu: Pas QSUT shtohet një tjetër laborator në Spitalin

Pas QSUT, edhe në spitalin Shefqet Ndroqi është ndërtuar një laborator publik me standarde ndërkombëtare.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. Ministrja shkruan se ky laborator zgjeron gamën e analizave falas për pacientët.

“Pas QSUT, një tjetër laborator modern i shtohet rrjetit të laboratorëve publikë me standarde ndërkombëtare në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, duke zgjeruar gamën e analizave falas për pacientët”, shkruan Manastirliu në rrjetet sociale.