AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 09:21

Soreca takon drejtuesin e Gjykatës së Lartë: Përgëzime për zgjidhjen e çështjeve të prapambetura

Soreca takon drejtuesin e Gjykatës së Lartë: Përgëzime

Ambasadori i bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca këtë të enjte është takuar me Kryetarin e Gjykatës së Lartë.

Soreca përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se në këtë takim e ka përgëzuar për punën e bërë në uljen e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e tre vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese.

“Takova Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe e përgëzova atë për zvogëlimin e çështjeve të prapambetura dhe hapjen e tre vendeve të lira të Gjykatës Kushtetuese. Ne diskutuam edhe sfidat e Gjykatës në nivelin logjistik”, shkruan Soreca.