AKTUALITET, 24 Qershor 2021, 11:29

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 57-vjeçari, policia arreston autorin e dyshuar

Sherr me thika në Vlorë, plagoset 57-vjeçari, policia arreston

Plagosje me thikë raportohet në Vlorë paraditen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të palestrës së mundjes në lagjen “Pavarësia”.

Sipas policisë i plagosur ka mbetur F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë. Ky i fundit është goditur me thikë si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore. Mësohet se personat e përfshirë në konflikt janë komshinj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2021, rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarsia”, si pasojë e një konflikti të çastit , për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thikë), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi F. P, aktualisht ndodhet në Spitalin e Vlorës nën kujdesin e mjekëve.

Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.