TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Milan kthehet në Europë dhe mund të marrë pjesë në Europa League 2018/2019. CAS-i anulloi vendimin e Uefa për ta përjashtuar klubin e famshëm Italian nga Kupat e Europës. Gjykata e Lozanës (CAS) ka pranuar apelin e kuqezinjve, duke i kthyer në Uefa për një sanksion proporcional. Uefa e kishte dënuar Milan me përjashtimin për një vit nga kompeticionet e saj për morrespektim të Fair Play Financiar në trevjecarin 2014-2017.
CAS-i e kundërshtoi vendimin e UEFA-s, kështu që Milan mund të jetë pjesë e Kupave të Europës menjëherë.
Për Milan hapen kështu dyert e Europa League. E ne vendimin e CAS është e qartë se faktorin deciziv e ka luajtur kalimi I pronësisë së klubit Milan nga Yonghong Li tek fondi Elliott.
Sipas motivacionit të Cas letrat në tavolinë ndryshuan me kalimin e pronësisë, madje ka theksuar se situata financiare e klubit është përmirësuar ndjeshëm.