AKTUALITET, 20 Korrik 2018, 15:30

Zaganjori në Veting: Kam firmosur mijëra vendime, asnjë cent nga korrupsioni

Zaganjori në Veting: Kam firmosur mijëra vendime, asnjë cent nga

Kryetari i Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjori ishte sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Zaganjori preferoi të mbrohej vetë para trupit gjykues. Ndërkohë sa i takon integritetit të figurës dhe pasurisë u shpreh: “Kam 40 vite punë, kam firmosur me mijëra vendime dhe nuk kam përfituar asnjë cent në mënyrë korruptive”.

Zaganjori përmendi para trupës gjykuese se ka pasur një eksperiencë të pasur, shumë angazhime profesionale dhe se pasurinë e tij e ka vendosur me ndershmëri.