TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shpërthim me eksploziv ne Tiranë gjatë orëve të natës. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ymer Kurti” në orën 02.00 të natës.
Eksplozivi i është vënë katit të parë të një pallati, i cili është përshtatur si dyqan. BalkanWeb raporton se se dyqani i përket biznesmenes së fuqishme në Tiranë, Drita Lulo, e cila gjithashtu është motra e gjyqtarit të njohur Fatos Lulo.
Sipas BW, “eksplozivi ishte mesazh për pronaren e identifikuar si Drita Lulo”.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 3 mjete përballë dyqanit, edhe dera kryesore e pallatit.
Aktualisht Drita Lulo ndodhet jashtë vendit por në komisariatin nr. 2 në kryeqytet kanë shkuar të afërm apo banorë të zonës për të sqaruar ngjarjen.
Në katet më sipër ajo kryen dhe aktivitetin e një kompanie ndërtimi ku zotëron 30% të aksioneve.
BW