TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori, ka nxjerrë një urdhër të brendshëm për përjashtimin nga çështjet dhe relatimet të gjyqtarëve të kësaj gjykate, që marrin masën disiplinore “shkarkim nga detyra” prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Kështu, Admir Thanza, Tom Ndreca dhe Artan Zeneli do t’i lënë çështjet që kanë nën shqyrtim ose ato që janë relatorë deri sa vendimi të marrë formë të prerë.
Ligji përcakton se gjyqtarët qëndrojnë në detyrë deri sa vendimi për shkarkim nga KPK-ja merr vendim të formës së prerë, mirëpo Zaganjori nuk kërkon të rrezikojë, duke i përjashtuar gjyqtarët e shkarkuar nga Shkalla e Parë nga gjykimi i çështjeve. Urdhri ka dalë më 17 korrik 2018 dhe ka hyrë në fuqi menjëherë.
URDHRI
“Në mbështetje të pikës 5 dhe 6 të nenit F të Aneksit të Kushtetutës dhe pikës 1 dhe 2 të nenit 62 të ligjit nr.84/ 2016 ‘Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, urdhëroj:
6. Ky urdhër t’u komunikohet anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe ndihmësve ligjorë”, shkruan urdhri.