AKTUALITET, 20 Korrik 2018, 13:41

Basha: Do t’i vë minat kullave të Fusha sh.p.k

Basha: Do t’i vë minat kullave të Fusha sh.p.k

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përshkallëzoi qëndrimin e opozitës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër prishjes së tijpër të ngritur kulla. I kritikuar shpesh se është i kapur edhe vetë nga oligarkët dhe është pjesë e një tetari fasadë që shan dhe kritikon vetëm Ramën, pa prekur bizneset që vjedhin bashkë më të kreu i PD-së ka vendosur me sa duket të ngrje tonet.

Dy ditë më parë në një sjkrim tejet racional dhe të argumentuar, me një shkrim prej intelektuali race, Aurel Plasari i kishte kërkuar opozitës nënshkrimin e një kontrate me qytatartët për të sanksionuar qëndrimin për teatrin. “Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që çdo ndërtues i cili do të ketë ndërmarrë aktin e shembjes së kompleksit shumësh historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental, do të detyrohet ta dëmshpërblejë shembjen e kryer në mënyrën më të përshtatshme legale, qoftë edhe duke u detyruar ta rindërtojë kompleksin e shembur prej tij” shkroi Plasari duke e përkëdhelur edhe frikën e Bashës: “Justikimet e gjasshme ndaj një Kontrate Proteatër të Forcave Opozitare, kinse një akt i tillë mund të shkojë përkundër interesave elektoralë etj, hidhen poshtë nëpërmjet metodës eksperimentale, e cila përdoret sot edhe në shkencat politike, më shqip me anë të spovës: e ashtuquajtura “Rilindje” ndëshkoi e shembi sa deshi dhe votat iu shtuan”.

Qëndrime të tilla dhe përhapja e një psikoze sikur Basha nuk guxon të përballet me oligarkët që janë gjithashtu edhe financues të tij e detyroi liderin e PD-së të bëjë sot deklaratën e fortë. Ai tha se edhe biznesmenët që përfitojnë nga afera e koncensioneve do të goditen përmes ligjit antimafia dhe se kullave të tyre do t’i vihen minat”.

Por përpara se të jetë një fitore, kjo tentativë e shfaqur në rastin e Teatrit Kombëtar, për të etiketuar krah politikës edhe emrat e biznesmenëve që janë përfshirë në aferat e rilindjes, ky hap i sotëm ngre një pikpyetje: A do zbatohet i njëjti standart edhe me oligarkët e tjerë?