AKTUALITET, 17 Mars 2021, 11:30

Meta pret Ambasadorin e ri të Bangladeshit: Të nxisim bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Meta pret Ambasadorin e ri të Bangladeshit: Të nxisim

Presidenti Ilir Meta, ka pritur në presidencë Ambasadorin e ri të Bangladeshit, Ashud Ahmet.

Meta shkruan nw rrjetet sociale se i ka uruar suksese z. Ahmet dhe i ka siguruar mbështetje të plotë. Po ashtu ai thekson se në bisedën e tyre, është konfirmuar marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve dhe është folur për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik e tregtar.

Postimi i plotë i Ilir Metës:

Me rastin e paraqitjes së Letrave Kredenciale, prita me kënaqësi Ambasadorin e ri të Bangladeshit në Shqipëri, Sh.T.Z.

Ashud Ahmed, të cilit i urova sukese dhe e sigurova për mbështetje të plotë gjatë misionit të tij të rëndësishëm.

Konfirmuam marrëdhëniet e mira politike ndërmjet dy vendeve tona dhe vlerësuam trendin pozitiv të bashkëpunimit dhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Shkëmbyem mendime në lidhje me nevojën e nxitjes së bashkëpunimit ekonomik e tregtar dhe për rëndësinë e rritjes së investimeve reciproke.

Posted by Ilir Meta on Wednesday, March 17, 2021