AKTUALITET, 17 Mars 2021, 09:07

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Në Shqipëri janë mbyllur 428 shkolla

“100 dështimet e Ramës”, Basha: Në Shqipëri

Kreu i PD-së, Luzim Basha thotë se vitet e fundit në Shqipëri janë mbyllur 428 shkolla.

Në vazhdim të atyre që Basha i quan “100 dështimet e Ramës në 8 vjet”, thotë se shkollat janë mbyllur për shkak të emigracionit.

Pyetja që Basha ngre është: Sa shkolla janë mbyllur në Shqipëri vitet e fundit?

Përgjigja sipas tij është 428. “Këto shkolla mbyllën dyert për shkak të migracionit dhe lindshmërisë në rënie”, thuhet në videon e publikuar nga Basha.

Kryedemokrati kujton se nga zgjedhjet e 25 prillit kanë mbetur edhe 38 ditë.