AKTUALITET, 17 Mars 2021, 08:38

Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Optimizmin e saj e shoh ngado në Shqipëri

Basha poston foton me kampionen Shkodrane: Optimizmin e saj e shoh ngado në

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka treguar ndjesitë e mira që ka marrë nga takimet që ka zhvilluar në qytetin e Shkodrës.

Kryatari i PD shkruan në rrjetet sociale se në mesin e shumë takimeve, mbresa i ka lënë biseda me Kismeten, një sportiste dhe aktiviste e shkëlqyer sipas tij, e cila ka marrë vlerësime dhe kombëtare e ndërkombëtare.

Ndër të tjera, Basha shkruan se në çdo qytet, fshat dhe në çdo cep të Shqipërisë që ka vizituar, fryn era e ndryshimit.

Postimi i plotë:

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të veçantë biseda me Kismeten.

Sportisten e shkëlqyer, aktivisten dhe vajzën me kurajë dhe besim që mes shumë vështirësive ja ka dalë të marrë vlerësime kombëtare e ndërkombëtare.

Optimizmin dhe shpresën e saj për një Shqipëri më të mirë e shoh ngado në Shqipëri.

Kudo që kam qenë, në çdo qytet e fshat, në çdo cep të Shqipërisë fryn era e ndryshimit. Të gjithë së bashku do të sjellim ndryshimin dhe Shqipëria do të fitojë.

E djeshmja ishte një ditë plot energji, entuziazëm dhe shpresë. Mes shumë takimesh të shkëlqyera, më la mbresë të...

Posted by Lulzim Basha on Wednesday, March 17, 2021