AKTUALITET, 17 Mars 2021, 09:50

“Jemi vendi më i varfër në Ballkan”, Basha në Novoselë: Do të subvencionojmë blegtorinë dhe bujqësinë

“Jemi vendi më i varfër në Ballkan”, Basha në

Kryetari Lulzim Basha këtë të mërkurë ndodhet në Novoselë ku është takuar me banorët.

Kryedemokrati në këtë takim është njohur nga afër me problemet kryesore të banorëve në këtë zonë.

Banorët i kanë shprehur shqetësimet e tyre duke kërkuar mbështetje.

“Ti rrofsh që ke marrë rrugën dhe të të bëjë perëndia mbarë këtë rrugë që ke nisur. Për natë ju shikojmë kush zihet dhe si flisni, sytë i kemi nga ju”, ka thënë banori.

Ndërkohë Basha ka premtuar mbështetjen me subvencione për blegtorinë dhe bujqësinë.

“Edhe ky dielli që shkëlqen jashtë dhe kjo Vlorë që është perlë duhet të ketë shpresë për ndryshim.

Në asnjë vend të botës nuk ecën as bujqësia as blegtoria as bujqësia pa subvencion. Në tetë vite asnjë subvencion as për bletarinë, as për lopët, as për delet, as për perimet, as për bimët.

Jemi vendi më i varfër në Ballkan dhe kemi çmimin më të lartë të naftës”, është shprehur ai.