AKTUALITET, 17 Mars 2021, 11:24

Shkodër, përndiqte të renë, arrestohet 53-vjeçari

Shkodër, përndiqte të renë, arrestohet 53-vjeçari

Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Sipas policisë është vënë në pranga shtetasi M. Z., 53 vjeç, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore.

Gjithashtu është arrestuar edhe një 59 vjeçar i akuzuar për dhunë fizike ndaj bashkëshortes.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Z., 53 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Përndjekja” dhe “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” mbetur në tentativë, pasi dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me një shtetase 33-vjecare, të cilën e ka përndjekur për një periudhë kohore.

Gjithashtu, nga të njëjtat struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit L. S., 59 vjeç, banues në fshatin Golem, Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.