AKTUALITET, 16 Mars 2021, 23:58

Deklarata e fortë/ Luan Rama: Në emër të LSI kërkoj ndjesë që dogjëm mandatet dhe u larguam nga parlamenti!

Deklarata e fortë/ Luan Rama: Në emër të LSI kërkoj


Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ka bërë një deklaratë të fortë duke kërkuar ndjesë në emër të forcës së tij politike ,për largimin nga kuvendi dhe djegien e mandateve parlamentare.

Për herë të parë që nga shkurti i vitit 2019, Luan Rama bëhet politikani i parë që e thotë publikisht se “kërkonte ndjesë që nuk e dëgjuan Presidentin që u kërkoi të mos i digjnin mandatet” duke cilësuar të gabuar vendimin e opozitës.

“Kërkoj ndjesë që nuk e dëgjuam presidentin që na tha: “Mos ikni nga parlamenti”. Ne gabuam që nuk e dëgjuam kur tha se opozita është institucion në demokraci dhe nuk braktistet institucioni. Kërkoj ndjesë në emër të LSI, unë jam nënkryetar i LSI”, – tha Rama në emisionin “Opinion”.

Kujtojmë se Presidenti Meta, ka qenë gjithmonë kundër lënies së mandateve parlamentare dhe e ka shprehur këtë shumë herë publikisht. Madje Meta, deklaroi në emisionin "Të Paekspozuarit" nga Ylli Rakipi, se bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi, ishte "solidarizuar në mënyrë të pakuptimtë", në lënien e mandateve, duke lënë të kuptohet se e ka bërë për solidaritet me Partinë Demokratike.