AKTUALITET, 17 Mars 2021, 00:05

Përplasja në selinë e FRD/ Tedi Blushi: Një person i skeduar nga policia, tentoi të agresojë Presidentin!

Përplasja në selinë e FRD/ Tedi Blushi: Një person i skeduar

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, përmes një lidhje direkte në emisionin “Opinion”, ka reaguar për incidentin e pak ditëve më parë në zyrat e FRD-së, ku Presidenti u përplas me Policinë Bashkiake.

Blushi tha se në momentin që në zyrën e FRD-së ka mbërëritur presidenti Meta, aty ka ardhur edhe një person i skeduar nga policia, që ka tentuar të agresojë presidentin.

Gonxhe dhe Mazniku mashtrojnë paturpësisht. Presidenti është penguar në kryerjen e detyrës së tij, pasi është njoftuar për një incident në zyrtat e FRD-së dhe sikundër mund ta vërtetoni nga pamnjet, ka patur tentativë nga njerëz me dhe pa uniformë dhe persona të skeduar nga policia për veprime kriminale, që kanë tentuar të agresojnë Presidentin e Republikës. Zoti Mazniku është në dijeni të atij personi. Personi civil i skeduar nga polica, i cili është sjellë në atë moment në selinë e FRD”, tha Blushi.