AKTUALITET, 12 Tetor 2020, 15:01

Maska me detyrim edhe në rrugë, çfarë mendojnë qytetarët

Maska me detyrim edhe në rrugë, çfarë mendojnë


Nga dita e enjte me vendim të qeverisë maska do të jetë e detyrueshme për të gjithë qytetarët në vend edhe në ambientet e jashtme.

Vendimi është komunikuar nga kryeministri Edi Rama, ndërsa shkelësve do t’ju shkojë gjoba në faturën e dritave.

Por çfarë mendojnë qytetarët për këtë vendim?

Të pyetur për këtë vendim të qeverisë, qytetarët kan shprehur mendimet e tyre.

Ka nga ata që mendojnë se mbajtja e maskës duhet të mbahet edhe në ambiente të jashtme, madje ata e kanë mbajtur që nga fillimi i pandemisë, shkruan abcnews.al.

Ndërkohë, ka të tjerë që nuk pajtohen me këtë vendim, madje thonë se nuk do e respektojnë. Sipas këtyre të fundit, maska nuk të mbron në ambiente të hapura.

Nga ana tjetër, të pyetur nga gazetarja, farmacistët thonë se interesi për maska është i njëjtë, nuk ka pasur ndryshime./ABCNEWS/