TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pasi kërkoi informacion për numrin e deputetëve në Kuvend, Presidenti Meta, i ka dërguar një letër të dytë KQZ ditën e sotme.
Presidenti i kërkon KQZ-së praktikën shkresore të administruar në KQZ, për njoftimin e krijimit të vakancës në Kuvendin e Shqipërisë për shkak të përfundimit të parakohshëm të mandatit të çdo deputeti të Kuvendit të Shqipërisë, ku përfshihet dhe kopja e njoftimit të Kuvendit dhe kopja e dorëheqjes së deputetit nga mandati.
Gjithashtu i kërkohen dhe kopje të vendimeve të KQZ për dhënien e mandatit të kandidatit të radhës në listën shumëemërore, për çdo vakancë të parakohshme të krijuar dhe të zëvendësuar deri tani në Kuvend.