AKTUALITET, 21 Qershor 2019, 14:09

Vasili: Edi Rama po luan me zjarrin ku do të digjet vetë

Vasili: Edi Rama po luan me zjarrin ku do të digjet vetë


Nënkryetari  i LSI-së Petrit Vasili në një deklaratë për mediat u shpreh se Rama po luan me zjarrin pasi zgjedhje më 30 qershor nuk ka.

"Zgjedhje më 30 qershor nuk ka. Edi Rama po luan me zjarrin ku do të digjet vetë pasi po luan me ligjet dhe Kushtetutën e vendit.

Qytetarët, sot, të rinj e të reja të moshuara e të moshuar do të jenë me mijëra në shesh për të treguar se koha e anti-shtetit dhe e anti-ligjit ka mbaruar,”-tha Vasili.

Opozita do mbajë sot protestën e saj të radhës kombëtare. Për ruajtjen e sigurisë dhe rendit janë angazhuar 1500 efektivë policie.

Opozita ka kërkuar leje për protestë nga ora 20:00 deri në orën 23:59.