AKTUALITET, 9 Prill 2020, 18:54

Meta: Kënaqësi, Imzot Arjan Dodaj emërohet Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës nga Papa Françesku

Meta: Kënaqësi, Imzot Arjan Dodaj emërohet Ipeshkv Ndihmës i

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një statusi në rrjetet sociale, ka shprehur kënaqësinë që pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës nga Papa Françesku.

Meta shpreh më tej bindjen se Imzot Arjan Dodaj do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë.

STATUSI I PLOTË

Mësova me shumë kënaqësi lajmin e emërimit nga Papa Françesku të Imzot Arjan Dodaj si Ipeshkv Ndihmës i Kryedioqezës së Tiranë-Durrës.

Duke i uruar punë të mbarë në misionin e tij, jam i bindur që emërimi i Imzot Arjan Dodaj në këtë detyrë të rëndësishme, pikërisht në të Enjten e Shenjtë të Pashkëve Katolike, do të forcojë akoma më shumë dedikimin e tij të njohur, në shërbim të besimtarëve katolikë në vendin tonë.