AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 12:27

"Meta ka vetëm një portal", zëdhënësi i Presidentit sqaron "idiotët e dobishëm"

"Meta ka vetëm një portal", zëdhënësi i

Zëdhënësi i Presidentit Meta, ka bërë një sqarim, lidhur me disa pretendime se presidenti financon portalin Syri.net. Ai shprehet se presidenti ka vetëm një portal dhe ai është president.al, i financuar nga buxheti i shtetit.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit:

Një sqarim për “idiotët e dobishëm” dhe të padobishëm: I vetmi “portal” i Presidentit Meta është www.president.al. Madje as këtë “portal” nuk e financon ai.

Ky sqarim nuk vlen për këdo që shkrimeve të tutorit të radhës i ve emrin e vet sipër, për të ngrënë përsheshin e radhës.

/TPZ.al/