TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka nxituar të justifikohet lidhur me përmbytjen e kryeqytetit gjatë natës.
Sipas Veliaj, situata në qytet është rënduar pasi gjatë natës së mbrëmshme ka rënë shi sa për të gjithë muajt e verës.
“Ka qenë një natë sfiduese për Tiranën me shi sa gjithë muajt e fundit bashkë. Bashkia Tiranë në gatishmëri! Si për tërmetet, do t’ia dalim dhe kësaj here me shirat. Pa panik e me solidaritet,"-shkruan Veliaj.
Po kanalizimet pse nuk funksionojnë Z.Veliaj? Për çfarë i merr taksat e qytetarëve?
Sa herë bie shi rrugët e Tiranës bëhen të pakalueshme jo vetëm për shkak të ujit por edhe inerteve.