AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 10:56

Pamje të turpshme/ Fakulteti i Gjeologji Minierave përmbytet nga reshjet, shteti nuk vë dorë

Pamje të turpshme/ Fakulteti i Gjeologji Minierave përmbytet nga


Pas tërmetit të rënë pasditen e të shtunës, vendi është goditur mbrëmë dhe nga një stuhi e fortë ere dhe reshjesh shiu, që ka sjellë përmbytje në të gjithë vendin, veçanërisht në Tiranë dhe rrethinat.

Një prej godinave që është prekur më së shumti është ajo e Universitetit të Gjeologji Minierave, ku i gjithë shiu që ka rënë mbrëmë në Tiranë, është future në brendësi të auditorëve.

Në vidon e mëposhtme siguruar në Faxweb, shihet qartë se brenda dhomave niveli i ujit është shumë i lartë, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Pamje të tilla do të turpëronin çdo ministri Arsimi në të gjitha vendet e botës, por ajo shqiptare nuk ka ndërmend që të reagojë dhe të evitojë dëmet e mëtejshme në këtë godinë, që për shumë vite ka shërbyer për të nxjerrë breza të tërë profesionistësh.

Si pasojë e përmbytjeve në Tiranë është njoftuar mbyllja e tre shkollave, ndërsa autoritetet nuk kanë vënë ende dorë në fakultetin e Gjeologji Minierave.