AKTUALITET, 24 Shtator 2019, 11:21

EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohet autori i krimit

EMRI/ Plagosje me armë zjarri në Kavajë, arrestohet autori i


Një plagosje me armë zjarri sapo ka ndodhur në Kavajë. Nga raportimet e para bëhet me dije se plagosja ka ndodhur pranë Bashkisë së vjetër të Kavajës.

Mësohet se i plagosur me armë ka mbetur shtetasi Rexhep Tare, ndërsa nuk dihen ende arsyet e ngjarjes.

Ndërkohë, në vendngjarje ka shkuar policia, e cila ka arrestuar autorin e plagosjes, dhe po heton në lidhje me zbardhjen e plotë të shkaqeve, që çuan në përdorimin e armëve.