TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Tepelenës arrestoi në flagrancë shtetasin Eduart Sakaj, 32 vjeç, banues në Memaliaj.
Sakaj ka qëlluar me thikë, për motive të dobëta E.K., 37 vjeç, banues në Memaliaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Gjirokastër, jashtë rrezikut për jetën.
Burime për mediat raportojnë se u arrestua gjithashtu në flagrancë Aurel Çako, 39 vjeç, banues në fshatin Hormovë, Tepelenë, për veprën penale “Vjedhje”.
Gjithashtu u arrestuan në flagrancë shtetasit Raimonda Barxha 39 vjeçe dhe Q.B., 51 vjeç, banues në fshatin Dukaj, Tepelenë. Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi në afërsi të banesave të tyre, nga shërbimet e policisë u konstatuan të kultivuara disa bimë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.