AKTUALITET, 7 Prill 2019, 21:38

Makina përplas motorin në Korçë, dy të plagosur, njëri rëndë

Makina përplas motorin në Korçë, dy të plagosur,

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në dalje të qytetit të Korçës.

Në aksident është përfshirë një makinë dhe një motor, ndërsa në këtë të fundit ndodheshin një burrë dhe një grua, të cilët mbetën të plagosur.

Të dy u transportuan me urgjencë drejt spitalit dhe njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë. Policia dhe grupi hetimor janë nisur me shpejtësi drejt vendit të ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.