AKTUALITET, 7 Prill 2019, 22:18

Superoperacioni policor, gjenden rreth 130 kg kokainë

Superoperacioni policor, gjenden rreth 130 kg kokainë

Rreth 130 kg kokainë janë sekuestruar përgjatë bregut të Detit të Zi, këtë të dielë gjatë një superoperacioni policor të policisë rumune. Në operacion morën pjesë rreth 300 oficerë policie të mbështetur nga dy helikopterë dhe 14 anije bregdetare.

Lajmin e bëri me dije zëdhënësi i policisë së Gjeorgjisë, Draganë, i cili në një komunikim për agjensinë e lajmeve AFP, tha se 14 anije dhe disa polumbar u përfshinë po ashtu në operacionin e kërkimit për sekuestrimin e lëndës narkotike, e cila kishte mbërritur në breg të premten.

Rumania mendohet të jetë pjesë e një rrugë tranziti të drogës që lidh Amerikën Latine me Evropën Perëndimore. Kokaina e gjetur përgjatë bregut të Detit të Zi, dyshohet se ka lidhje me dërgesën prej 1 ton kokainë,të paketuar në 36 qese plastike, që u gjet në një anije të braktisur në 20 mars të këtij viti, nga ku mbetën të arrestuar 2 serb .

Lidhur me operacionin, njësia e krimit të organizuar e Rumanisë u kërkoi banorëve vendas të mos hapnin pako që shfaqeshin në plazh “përmbajtja e të cilave mund të rrezikonte jetën e tyre”.

Ndërkohë sipas policisë, po ashtu rreth 200 kilogramë u hoqën nga bregu i Detit të Zi të martën e kaluar, e cila u vlerësua 90 % e pastër me një vlerë që arrinte qindra miliona euro.