TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në ndeshjen e sotme të kampionatit, skuadra e PSG është ndalur në një barazim 2-2 ndaj Strasburgut. Në fakt duke parë diferencat e mëdha të parisienëve me ekipet ndjekëse, trajneri Tuhel kishte menduar për një rotacion teksa ndryshimet në skuadër ishin të mëdha.
Megjithatë, PSG e nisi mirë ndeshjen dhe kaloi në avantazh në minutën e 13 me anë të sulmuesit Çupo Moting. Por, duke parë edhe emrat në fushë, miqtë nuk u stepën ndërsa guxuan të shikonin përpara duke u shpërblyer me dy gola. Fillimisht ishte Da Kosta në minutën 26 ndërsa 8 minuta më pas kaluan në avantazh me anë të Gonsalves, që dërgoi skuadrën me fitore në dhomat e zhveshjes.
Ndërkaq, në pjesën e dytë u aktivizuan Mbape dhe Draksel, për të shmangur një humbje të turpshme në shtëpi përballë një rivali modest. Megjithatë, goli nuk erdhi as nga Mbape apo Draksler, por nga Kehrer, edhe ky i aktivizuar nga stoli. Në këtë mënyrë PSG ia doli të shmangte humbjen e dytë të sezonit. Ndërkaq, edhe pas barazimit vazhdojnë të qetë kryesimin e kampionatit.