TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 në shtëpi përballë skuadrës së Xhenoas. Për të kaltërit u aktivizua për 90 minuta të plota mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj. Ndërkaq, u duk sikur Napoli nuk do ta diskutonte triumfin në këtë sfidë, teksa në pjesën e parë miqtë mbeten me një lojtar më pak, pasi u penalizuar nga ndëshkimi me karton të kuq të Sturaros, i cili ishte autor i një ndërhyrje të ashpër. Vetëm 6 minuta pas këtij episodi, skuadra e trajnerit Ançeloti, gjeti rrugën e rrjetës, falë golit të sulmuesit Driz Mertens.
Por, edhe pse më një lojtar më pak dhe në disavatazhin e një goli, Xhenoa nuk u dorëzua, ndërsa rivendosi ekuilibrat e sfidës në limitet e 45 minutave të para, pas golit të Lazoviç. Në fraksionin e dytë, Napoli provoi të dilte me tre pikët nga sfida, ndërsa kuqeblutë rrezikuan disa herë nëpërmjet kundërsulmeve, megjithatë në fund të sfidës skuadrat pranuan verdiktin e fushës, teksa nuk pati fitues.
Pas këtij barazimi, Napoli mbetet në vendin e dytë, ndërsa shtyn festën e Juventusit, pasi në rast të një disfate në mbrëmjen e sotme, bardhezinjtë shpalleshin automatikisht kampionë. Nga ana tjetër, Xhenoa mbetet në vendin e 14 me 34 pikë në 31 javë të Serisë A.