AKTUALITET, 7 Prill 2019, 23:29

Itali/ Aksidenti fatal u merr jetën dy shqiptarëve

Itali/ Aksidenti fatal u merr jetën dy shqiptarëve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali mbrëmjen e kaluar, ku si pasojë e një aksidenti fatal kanë humbur jetën dy shqiptarë.

Mediat italiane raportojnë se përplasja ka ndodhur në autostradën mes Molfetta e Bitonto në Bari dhe si pasojë e saj kanë ndërruar jetë dy persona, 56-vjeçarja dhe 82-vjeçari. Ndërkohë emrat e dy viktimave pritet të bëhen publike në orën pasuese. Po ashtu thuhet se drejtuesi i mjetit, 44 vjeç ka mbetur i plagosur.