AKTUALITET, 7 Prill 2019, 22:56

Detajet e reja/ Hidhet në erë me tritol makina e djalit të punonjësit të Bashkisë Krujë (FOTO)

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në periferi të Fushë Krujës.

Burime bëjnë me dije, se tritoli i është vënë një makine tip “Golf 6” e parkuar në oborrin e shtëpisë së shtetasit Vesel Xaka, i cili mësohet se është punonjës i Bashkisë Krujë, në Njësinë Administrative Cudhi.

Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar, vetëm dëme materiale.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se makina të cilës i është vënë tritoli është në pronësi të shtetasit Saba Xaka, i biri i Vesel Xakës. Mendohet se kanë qenë rreth 200 gramë tritol.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Dosja.al ka siguruar me foto dhe video pamjet e para nga vendi i ngjarjes.