AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 14:21

Vasili: Gjendje e jashtëzakonshme, kryeministri është kthyer në komentator

Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, ka reaguar lidhur me situatën që po kalon vendi, si pasojë e përmbytjeve. Sipas Vasilit, qeveria duhet të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme dhe nuk kuptohet përse një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Statusi i plotë: 

Te shpallet gjendja e jashtezakonshme. Ç'pret akoma qeveria?!

Shqiperia po perballet me nje situate shume te rende ne te gjithe territorin me rreziqe shume te medha per pronen dhe shendetin e qytetareve.

Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtezakonshme. Çfare pret?

Situata rendohet ore pas ore. Kryeministri duhet te jete ne balle te shtabit te emergjences dhe te marre e te ushtroje pergjegjesite e tij kushtetuese, politike dhe qytetare, qe nga zyra e deri ne drejtimin ne teren.

Kryeministri nuk mund te jete komentator.

Te shpallet menjehere gjendja e jashtezakonshme.

Koha nuk pret.Mijera qytetare presin doren dhe mbeshtetjen e shtetit.

/TPZ.AL/