AKTUALITET, 1 Dhjetor 2017, 14:19

Emergjenca në Vlorë/ 3 mijë banorë do evakuohen nga fshatrat, ja ku do strehohen

Emergjenca në Vlorë/ 3 mijë banorë do evakuohen nga

Pas mbledhjes së Shtabit të Emergjencave në Vlorë, del numri i banorëve që pritet të evakuohen.  “Panorama” raporton se të rrezikuara janë Bishti i Malit në Selenicë.

Janë duke u monitoruar situata në Kashishte ku u investua argjinatura e re pas përmbytjeve te 2015, investim që kapi shifren 600 milionë.

Pritet që prurjet e Vjosës të  kalojnë argjinaturën, ndërkohë që në Novoselë rriten prurjet e Vjosës, deri në 6.5 m. Emergjencat thonë se do të bëhet evakuimi i 3 mijë banoreve që do të strehohen në Pallatin e Sportit, në Stadium dhe në shkollën Industriale Vlorë.

[gallery columns="1" ids="29229,29230,29223,29224,29225,29226,29227,29228"]